Edhe Blero kujton Begun, shikoni çfarë thotë për të (Foto)

Mediale Vip

Edhe Blero kujton Begun, shikoni çfarë thotë për të (Foto)

Më: 22 maj 2015 Në ora: 14:45

Në mesin e shumë këngëtarëve që kanë ngushëlluar familjarët e atyre që kanë luftuar në Kumanovë është edhe Blero.

Në një postim në rrjetet sociale, këngëtari ka kujtuar Beg Rizën – komandant Begun si një shok të mirë që e ka afruar atë me të ardhur nga Suedia në fillim vitet 2000.

Këngëtari ka ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe të gjithë atyre që luftuan në Kumanovë.

“Ka më shumë se 12 vite që të kam njohur BEG dhe ti ishte një ndër të parët që më afrove mua afër sa po u ktheva nga Suedia dhe vendosa që të jetoj në vendlindje. Me të vërtet ishe një shok i mirë. Sot nuk mërzitem përkundrazi jam krenar si une ashtu dhe gjithë shqiptarët me ty. Pusho në paqe miku im. Familjes së Begut ngushëllime zoti qoftë me ju. Të jeni krenarë me Begun”, u shpreh Blero në postimin e tij në Instagram.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat