Veseli kundër aleancës Fatjon-Fisnik

Mediale Vip

Veseli kundër aleancës Fatjon-Fisnik

Më: 6 maj 2015 Në ora: 23:33

Eleonora dhe Veseli ndodhen në kuzhinë duke gatuar dhe ndërkohë që dëgjojnë dhe shohin gjithçka që ndodh mes banorëve në oborr. Veseli nis të komentojë sjelljen e Fatjonit dhe Fisnikut që kanë filluar që të sulmojnë të tjerët bashkërisht.

“Janë bërë bashkë dhe sulmojnë dyshe tani” thotë Veseli duke e quajtur si diçka jo të këndshme një sjellje të tillë. Eleonora ndan të njëjtin mendim me të dhe thotë se është mirë që ata të mos ndërhyjnë për ca kohë sepse me këtë mënyrë sjelljeje Fatjoni dhe Fisniku i ulin pikë vetes së tyre. “Duhet t’i lëmë të vazhdojnë edhe ca kështu se bëhen shumë të neveritshëm” thotë Eleonora dhe më pas shton “ata janë bërë si ata çunat e lagjes që bëhen bashkë, sulmojnë një e nga një të tjerët për të dominuar mbi ta”.

Veseli mendon se në këtë rast Kristi është ai që nuk e kupton se ka rënë pre e lojës se Fisnikut dhe Fatjonit, por Eleonora nuk mendon kështu. Ajo thotë në këtë mes Kristi del i fituar sepse është i sulmuar nga dy persona njëherësh dhe për këtë arsye merr më tepër vëmendje kur përballet me dy banorë njëherësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat