Familja mbretërore nis jetën e re në fshat (Foto)

Mediale Vip

Familja mbretërore nis jetën e re në fshat (Foto)

Më: 6 maj 2015 Në ora: 20:04

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë larguar nga rezidenca mbretërore për të filluar jetën e tyre në periferi. 33-vjeçarja Kejt dhe bashkëshorti i saj 32-vjeçar, Uilliam, u fotografuan pasditen e sotme në Sandringham, bashkë me princin Xhorxh dhe princeshën Sharlotë.

Familja mbretërore u largua nga Pallati Kensington me një “Range Rover” të zi drejt Norfolkut, në vilën e tyre gjeorgjiane, me 10 dhoma gjumi. Këtu ata do të rrisin fëmijët e tyre, në fshatin idilik me një popullsi prej 60 vetësh dhe me pak dyqane, jashtë syve të medies botërore.


Çifti është shumë protektiv ndaj privatësisë së fëmijëve të tyre dhe pritet që Princesha Sharlotë të jetë tre ose katër muajshe kur të shfaqet sërish në publik. /DailyMail

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat