Të gjithë duan të vishen si Kate Middleton...por këtë herë s'munden!

Mediale Vip

Të gjithë duan të vishen si Kate Middleton...por këtë herë s'munden!

Më: 5 maj 2015 Në ora: 18:07

Ardhja në jetë e princeshës së vogël të Cambridge, Charlotte Elizabeth Diana është kryefjala e këtyre ditëve në të gjitha mediat botërore.

Pas lindjes, vënies së emrit të vogëlushes, takimit me vëllain e saj princin George etj është komentuar mjaft edhe pamje e jashtme e Middleton.

Përpos faktit që Kate dukej në formë të shkëlqyer pas lindjes dhe diçka e tillë ka shkaktuar sërish spekullime është komentuar edhe veshja e dukeshës.

Ajo ka zgjedhur ti bësojë sërish një prej stilisteve të saj të preferuar Jenny Packham duke veshur një fustan me lule mjaft të këndshëm.

Kjo ka bërë që kudo të nisin kërkimet për të veshur një fustan të ngjashëm me atë të dukeshës.

Por ky fustan fatkeqësisht nuk mund të blihet online, e vetmja mënyrë është të porositet një imimet e tij në faqe të ndryshme në internet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat