Një album i padëgjuar i Kurt Cobain mund të dalë në shitje

Mediale Vip

Një album i padëgjuar i Kurt Cobain mund të dalë në shitje

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:55

Thashethemet kanë ekzistuar se legjenda para vdekjes së tij ishte në krijim të një albumi të ri.

Megjithatë, Brett Morgen, autori i dokumentarit të fundit për Cobain thotë se ka gjetur inqizime të këngëve të këngëtarit dhe pritet ti publikojë.

“Janë rreth 200 orë të inqizimeve shtëpiake të legjendës dhe të cilat do ta bëjnë dëgjuesin të ndihet sikur është bashkë me Cobain në një ditë të nxehtë në Washington. Nuk është album nga Nirvana, por është vetëm Kurt sic nuk e keni parë kurrë” thotë Morgen.

Pjesë e kompilimit do të jetë edhe coveri i këngëtarit bërë këngës “And I Love Her” nga Beatles.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat