Debati për bukurinë, Eli Fara: Nuk kam tipare turke

Mediale Vip

Debati për bukurinë, Eli Fara: Nuk kam tipare turke

Më: 4 maj 2015 Në ora: 07:29

Një opinion i botueses Arlinda Dudaj n bukurisë së këngëtares Eli Fara, hapi edhe një herë diskutimin në publik se me çfarë syri e shohin femrat njëra-tjetrën.

Moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, e kishte përfshirë Eli Farën në listën e 10 femrave më të bukura ndër vite, e cila ishte dhe tema, që kishte zgjedhur për të diskutuar me të ftuarit e tij.

Momenti më kulminant i mbrëmjes ishte ai kur Dudaj e kundërshtoi përfshirjen e këngëtares korçare në listën e më të bukurave shqiptare, opinion që u kundërshtua nga fotografi i njohur, Endrit Mërtiri.

Meqë vetë Eli mungonte në atë panel, gazeta Panorama e intervistoi rreth kësaj teme, ndërsa jo ka folur se si ndihet me dukjen e saj, në çfarë lloj bukurie e kategorizon veten dhe si është përballur me xhelozinë e femrave në gjithë karrierën ndër vite.

“Nuk i kushtova dhe nuk i kushtoj shumë rëndësi. Bukuritë e mia jo sipërfaqësore janë pa fund. Unë me ato krenohem”, ka thënë artistja kur është pyetur për përfshirjen në listën e 10 femrave më të bukura.

Dudaj e etiketoi dukjen e Elit me tipare të bukurisë femërore turke, por për këtë këngëtarja thotë: “Unë jam e krishterë. Tiparet e mia janë tipike të një zonje të jugut të Shqipërisë”.

Ajo thotë se të rralla janë ato femra shqiptare që xhelozojnë bukurinë e tjetrës, “sepse janë vetë të bukura”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat