Surpriza sjell debate mes Teas, Albës dhe Fatjonit

Mediale Vip

Surpriza sjell debate mes Teas, Albës dhe Fatjonit

Më: 4 maj 2015 Në ora: 00:09

Surpriza që miqtë i bënë Veselit duke futur brenda shtëpisë një banderolë me foto të Teas dhe Veselit. Duket se surpriza nuk ndikoi për mirë te një pjesë e banorëve. Alba duket se është xheloze kur thotë “edhe unë të dashurin kosovar e kam, pse s’ma bëjnë edhe mua një surprizë si kjo”. Nga ana tjetër Fatjoni provokon Tean Duke i thënë Veselit se pas gjithë kësaj surprize ai duhet ta puthë Tean.

Tea acarohet nga thumbat e Fatjonit dhe Albës dhe fillon të debatojë me ta. Ajo nge edhe zërin kur u thotë atyre se nuk ka pse të puthë Veselin dhe se as të pranojë që e pëlqen atë, vetëm se banorët po ia kërkojnë një gjë të tillë.
Alba këmbëngul që Tea të pranojë se ka një tërheqje ndaj Veselit sepse ajo nuk rri me meshkuj të tjerë siç rri me të dhe se as ajo vet nuk rri me asnjë mashkull tjetër, përveç Diedonin, në mënyrën si rri Tea me Veselin.

Tea e acaruar i thotë Albës dhe njëkohësisht Fatjonit se ajo pranon vetëm që Veseli është një djalë i bukur fizikisht dhe këtë ajo e pëlqen, por nuk ka pse të pranojë një gjë që ajo vetë nuk e di nëse vërtetë e pëlqen Veselin apo jo. Veseli ndërhyn për të qetësuar Tean dhe ndërkohë i thotë Albës dhe Fatjonit se nuk kanë pse të kërkojnë një puthje mes tij dhe Teas sepse kjo është një gjë që u përket vetëm atyre. Ai merr në krah Tean dhe e fut brenda në shtëpi, duke e larguar kështu nga debati me banorët jashtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat