Zanfina Ismajli në disa foto të bukura

Mediale Vip

Zanfina Ismajli në disa foto të bukura

Më: 3 maj 2015 Në ora: 23:46

Këngëtarja shqiptare e Kosovës, Zanfina Ismajli dhe e motra e saj Ema kanë festuar ditëlindjen e mëmës së tyre, Mona Ismaili.Edhe pse shumicën e kohës është një personazh në hije, Mona Ismaili mbetet zyrtarisht menaxhere zyrtare e biznesit të muzikës të vajzave të saj, ndaj edhe Zanfina nuk ka nguruar që të kremtojë këtë ditë të veçantë për të ëmën.

E në fakt ditëlindja është festuar bashkë me motrën tjetër Ema, ndërsa ka munguar më e madhja, Adelina e cila momentalisht ndodhet në Zvicër ku është zhvendosur për të jetuar krah të dashurit të saj.

Kjo është ndër të paktat herë që nëna e artisteve shfaqet me vajzat e saj, pasi zakonisht preferon të jetë e padukshme, por shumë e rëndësishme përsa i takon rolit të menaxheres së koncerteve të Zanfinës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat