Veseli-Teas: “Unë të jam afruar nga hapësira që ti më kë dhënë”

Mediale Vip

Veseli-Teas: “Unë të jam afruar nga hapësira që ti më kë dhënë”

Më: 3 maj 2015 Në ora: 17:19

Veseli nuk është ndjerë aspak komod në historinë me Tean. Ai pasi foli me Fisnikun kërkon shpjegim nga Tea. Ai do të dijë nëse Tea luan me të dy djemtë apo ajo ndjen diçka për Fisnikun. Veseli i thotë: “atë ditë ndodhi që unë isha në një dyshe Tea -Fisniku që mbronin njëri-tjetrin dhe më nxorët mua në një pozite jo të mirë por unë kam vepruar se ti më kë lënë hapësira”.

Tea mund ti thotë vetëm se ai nuk e kupton dhe se nuk i kanë pëlqyer veprimet e tij. Veseli i shpjegon se ai ka qenë shumë i qartë me çfarë ka nënkuptuar deklarata e tij “më pëlqen”. Ai i thotë: “unë kam thënë më pëlqen Tea por koncepti është se për mënyrën si duket për format qe ka dhe kontakti fizik qe kam unë ne këtë rast me ty”.

Veseli vazhdon të thotë: “kur ti thua që Fisniku e ke shok dhe Fisniku thotë që të pëlqejë ti si do reagosh në këtë situatë?, e ke pas edhe me mua, por ti reagove në një mënyrë”.Tea i thotë se ajo e vlerëson dhe ndihet shumë mirë më Fisnikun por ajo sërish thotë se nuk e sheh më shumë se shokë. Pas kësaj Tea e pyet se çfarë e shqetëson Veselin në këtë mes dhe ai thotë se është ndjerë i fyer për mënyrën se si ajo reagoi javën e shkuar kundrejt tij vetëm për faktin se ai i tha “të pëlqejë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat