Veseli sqarohet me Fisnikun për raportin me Tean

Mediale Vip

Veseli sqarohet me Fisnikun për raportin me Tean

Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:56

Deklarimi i Fisnikut “ unë e pëlqej Tean” solli ndryshimin e kërkuar në marrëdhënien e tyre dhe përgjigjen e shumë pyetjeve që kanë bërë banorët. Tea nuk u duk e surprizuar për këtë deklaratë ndërsa Veseli është ndjerë i përdorur. Ai dhe Fisniku janë në oborrin e shtëpisë dhe po flasin pikërisht për këtë gjë.

Veseli pyet Fisnikun pse iu desh ai për të shprehur atë që ka për Tean. Fisniku nuk pranon këtë gjë. “Marrëdhënia ime me Tean është maja e të gjithave. Mua më pëlqen e bukura jo vetëm në forma trupore por dhe në përmbajtje,në materie” shpjegon Fisniku dhe vazhdon të thotë më tej se jo domosdoshmërish ata duhet të kenë një raport brenda shtëpisë.

Veseli i thotë se fakti që ai nuk e ka pëlqyer dhe nuk e ka treguar ka sjellë këtë gjendje dhe janë përdorur që të dy në këtë situatë. Fisniku i shpjegon dhe njëherë që marrëdhënia e tij me Tean që është shumë e fortë dhe nuk i shpërbën njeri. Veseli i shpjegon se afrimitet i tij me Tean nuk ka qenë vetëm prej dëshirës së dëshirës së tij. Ai shton se nuk ushqen ndjenja kundrejt Teas por ka vetëm tërheqje fizike. Ndërkaq Fisniku i bën të kuptojë diferencën mes tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat