DiKaprio nuk gjen femrën ideale? Aktori zbavitet në “Tinder”

Mediale Vip

DiKaprio nuk gjen femrën ideale? Aktori zbavitet në “Tinder”

Më: 28 prill 2015 Në ora: 19:16

Edhe yjet e “Hollywood”-it mund të kenë një jetë të dytë. Sipas disa sajteve amerikane, Leonardo Di Kaprio qenka regjistruar në “Tinder”, një rrjet social popullor i specializuar në takime me qëllime seksuale. “Nick name” i tij duket se është (shumë pak fantazi) Leonard dhe aktori ka prej kohësh një farë fiksimi ndaj takimeve në portalet “online”.

Nga ana tjetër, marrëdhënia me femrat, duket se është më e ngushtë për Leon në krahasim me çmimet “Oscar”. Pasi u nda me Toni Garrn, duket se Di kaprio është beqar kohët e fundit, edhe pse është folur për një marrëdhënie shumë të ngushtë me Rihanën, por konfirmime nuk ka dhe provat “e vogla” deri tani, kanë lënë më shumë dyshime se siguri.

Revista “Star Magazine”, ka cituar një burim, sipas të cilit ka qenë vetë aktori ai që ka zbuluar se është një i pasionuar pas “Tinderit”. “Ka thënë që deri tani nuk ka takuar akoma asnjë, – shpjegon burimi, – por sapo ndahet nga njëra vajzë, është i fiksuar për t’u lidhur me një tjetër për të zbuluar gjithçka. Ai ka thënë se shumë yje përdorin “Tinder”-in vetëm për t’u zbavitur”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat