Xheraldina: Nuk shoqërohem me kolege të estradës

Mediale Vip

Xheraldina: Nuk shoqërohem me kolege të estradës

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 28 prill 2015 Në ora: 10:53

Ajo po planifikon të sjellë edhe një videoklip të ri për sezonin e verës derisa thotë se është shumë e zënë me koncerte.

E krahasojnë me këngëtaren e njohur botërore Shakira, ndërsa vet ajo dëshiron që ta njohin vetëm si Xheraldina. Ajo është një këngëtare e re shqiptare që po hyn fuqishëm në tregun muzikor. Bëhet fjalë për bukuroshen Xheraldina Berisha, e cila gjatë një interviste për “Bota sot”, shpalos planet e saj për të ardhmen.

“Bota sot”: Xheraldina, me çfarë po merresh aktualisht?

Xheraldina Berisha: Aktualisht merrem vetëm me muzikë.

“Bota sot”: Ka pak kohë që ke lansuar klipin dhe këngën të titulluar “Shumë nalt”, si po pritet nga publiku ky projekt?

Xheraldina Berisha: Kënga “Shumë Nalt”, është pritur shumë mirë nga publiku ka arritur të hyj nëpër top lista të ndryshme dhe jam shumë e kënaqur.

“Bota sot”: A mund të presim ndonjë bashkëpunim nga ti dhe ndonjë këngëtarë tjetër?

Xheraldina Berisha: Kam pasur shumë oferta për bashkëpunime por që ende nuk e kam menduar.

“Bota sot”: Çfarë planesh ke për sezonin veror?

Xheraldina Berisha: Për sezonin veror kam plane të sjell dhe një tjetër këngë me videoklip përveç që jam e zënë me koncerte.

“Bota sot”: A ndihesh më mirë kur këndon në dasma apo nëpër mbrëmje të ndryshme për të rinj?

Xheraldina Berisha: Si në koncerte po ashtu edhe në dasma kënaqem nuk i veçoj ndihem mjaft mirë kur jam në binë pa marr parasysh a është dasmë apo koncert.

“Bota sot”: Cilat këngë do i këndoje me qejf, këngët shqiptare a po të huaja?

Xheraldina Berisha: Më me qejf do i këndoja këngët e huaja sepse aty e gjej veten.

“Bota sot”: Si i vlerëson festivalet aktuale shqiptare, a do të marrësh pjesë në ndonjërin prej tyre?

Xheraldina Berisha: Festivalet janë mjaft te rëndësishme për karrierën e një artisti,kam marrë pjese gjithmonë në Top Fest por qË një here nuk e kam menduar.

“Bota sot”: Si janë marrëdhëniet tua me kolegët e tjerë të estradës?

Xheraldina Berisha: Nuk shoqërohem me kolege të estradës.

“Bota sot”: Sa i kushton rëndësi pamjes së jashtme në jetën e përditshme?

Xheraldina Berisha: Po i kushtoj rëndësi pamjes si çdo femër tjetër që ka dëshirë të duket mirë.

“Bota sot”: A ia ka marrë dikush zemrën Xheraldinës?

Xheraldina Berisha: Ende jo por besoj se do të ndodhë në ndonjë të ardhme të afërt.

“Bota sot”: Çfarë mendimi ke për operacionet plastike, po t`i ke realizuar ndonjë të tillë?

Xheraldina Berisha: Nuk jam kundër operacioneve plastike por më mirë preferoj natyralitetin.

“Bota sot”: Opinioni vazhdon të ju cilësoj si një “Shakira shqiptare”, çka do të thotë kjo për ty?

Xheraldina Berisha: Ndoshta sepse ngjasojmë nga flokët dhe sepse gjithmonë në raportuarin tim kam pasur këngët e Shakires,kjo do të thotë shumë për mua, por gjithmonë duke pasur personalitetin tim unë jam Xheraldina jo Shakira.

“Bota sot”: Cilat janë planet tua për të ardhmen?

Xheraldina Berisha: Kam shumë shumë plane por se sa do realizohen nuk e di.

“Bota sot”: Diçka për fund?

Xheraldina Berisha: Falënderoj shumë gazetën tuaj për përkrahjen që gjithmonë ma keni bërë,jeni më të mirët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat