Fisniku dhe Fatjoni ironi me Veselin

Mediale Vip

Fisniku dhe Fatjoni ironi me Veselin

Më: 27 prill 2015 Në ora: 23:38

Fatjoni dhe Fisnik janë të dy në oborr dhe po diskutojnë me njëri-tjetrin. Nuk kalon shumë kohë dhe aty vjen dhe Veseli. Fisniku tërhiqet nga një rrip që ka vendosur Veseli në kokë dhe e pyet përse e ka vënë? Veseli përgjigjet duke thënë që i pëlqen të duket mirë. Ai pyet Fisnikun nëse ata ishin duke biseduar diçka të rëndësishme dhe ardhja e tij, mos i shkëputi nga muhabeti që po diskutonin.

Fisniku i tregon Veselit që këtu edhe duhet ndonjëherë të ndërpres sepse vetëm kështu mund të marrë vesh ndonjë informacion. Veseli i kthen përgjigje Fisnikut se nuk është i interesuar të marrë vesh gjë nga një bashkëbisedim kur i bashkohet në fund të bisedës. Fisniku dhe Fatjoni i kundërpërgjigjen Veselit duke i thënë që “këtu e ka shumë gabim, sepse këtu çdo informacion vlen”. Veseli sqaron Fatjonin dhe Fisnikun duke i thënë që ai është i interesuat të marrë informacion kur ai ka marrë pjesë në një diskutim, jo kur i bashkohet një bisede kur ajo ka përfunduar.

Fisniku kujton Veselin se para nja dy ditësh ai i ka kërkuar Fisnikut që mund të flisnin së bashku për një muhabet të rëndësishëm. Veseli sqaron Fisnikun duke i thënë që “nuk e mbaj mend për çfarë të kam thënë dhe sa do me rëndësi të këtë qenë po kaluan dy ditë, e harroj”.Fisniku i tregon Fatjonin që kishte për t’i bëra nja dy teste psikologjike Veselit, por ai është i është shmangur. Fatjoni shprehet ironik kur dëgjon për testet psikologjike të Fisnikut, duke i thënë i ke “të marra diku apo të bëra vet”. Fisniku sqaron Fatjonin që është i aftë në të tilla teste.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat