Tea i kujton Veselit të ruajë distancën

Mediale Vip

Tea i kujton Veselit të ruajë distancën

Më: 27 prill 2015 Në ora: 23:36

Tea është shtrirë në krevatin e saj sepse i dhemb këmba. Aty është Veseli dhe ai shtrihet pranë saj. Tea buzëqesh dhe ai i thotë se ajo nuk reziston dot më shumë se pesë sekonda pa buzëqeshur. Tea i përgjigjet se asaj i pëlqen të qeshë.

Veseli i thotë se java e parë e qëndrimit i është dukur e shkurtër, kjo javë e dytë po i duket më e gjatë. Tea i thotë Veselit se ai nuk po mban distancë. Veseli thotë se ai nuk e kupton fjalën distancë. Ai nuk e kupton pse Tea do të rri larg. Tea thotë se ajo do të mbajë distancë sepse do të shikojë më shumë.

Veseli e pyet Tean nëse i ka njohur djemtë me të cilët ka qenë e lidhur duke mbajtur distancë. Tea i shpjegon se ajo distancë nuk quan largësinë fizike por rezervimin. Ajo i thotë se kjo është mënyra e saj për të njohur një njeri, avash-avash. Të shtunën ajo u bë nervoze se Tea që pa në klip nuk është Tea e vërtetë. Ajo nuk ka qenë e vendosur në lidhje me Fisnikun dhe me Veselin.

Veseli i thotë se në momentin që ajo e di se ai e pëlqen, ajo nuk mund t’i rri larg. Eleonora vjen dhe Tea i kërkon t’i ndihmojë të kuptohen. Eleonora bën një pyetje, nëse ajo dhe Veseli i japin të njëjtën kënaqësi. Tea përgjigjet se të dy janë njëlloj për të. Veseli thotë se tani do e mbajë distancën. Tea i shpjegon se ajo është femër e komplikuar, nuk i shkon asnjëherë prapa një mashkulli. Nëse i pëlqen ajo e lë të kuptohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat