Ja pse u nda Miley Cyrus nga Patrick Schwarzenegger

Mediale Vip

Ja pse u nda Miley Cyrus nga Patrick Schwarzenegger

Më: 27 prill 2015 Në ora: 20:10

Miley Cyrus i dha fund lidhjes 5-mujore me Patrick Schwarzenegger dhe duket se shkak për këtë është bërë ish-i i saj, Liam Hemsworth.

Mediat rozë në Shtetet e Bashkuara raportojnë për një rikthim të mundshëm mes aktorit dhe këngëtares 22-vjeçare.

"Liam është vetëm dhe gjithmonë ka qënë i dashuruar me Miley. Ai ka nisur t'i shkruajë asaj që javën e kaluar” - ka thënë një burim i afërt i aktorit për "New York Daily News".

Liam mendohet se është frymëzimi për hitin "Wrecking Ball" të Miley dhe duket se gjërat nuk kanë përfunduar për ish-çiftin e famshëm, të cilët nisën të shoqërohen me njëri-tjetrin në 2009 dhe pas një periudhë ndarjesh e ribashkimesh në shtator të 2013 njoftuan ndarjen përfundimtare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat