Eleonora dhe Tea shkëmbejnë mendimet për çiftin Xhensila-Fatjon

Mediale Vip

Eleonora dhe Tea shkëmbejnë mendimet për çiftin Xhensila-Fatjon

Më: 26 prill 2015 Në ora: 23:06

Eleonora dhe Tea janë në kuzhinë. Eleonora thotë se asaj i pëlqejnë femrat e forta që nuk jepen kollaj tek meshkujt. Tek Xhensila ajo e priste, nuk është gabim. Ndodh që në një ambient të mbyllur në imagjinatën tënde i vendos një emër çdo personazhi.

Tea thotë se e ka kuptuar që në fillim që Fatjoni e pëlqente Xhensilën. Këtë gjë ajo ia ka thënë dhe Kikës. Tea kishte menduar se ata të dy pëlqeheshin por ajo nuk e priste se do të lidheshin bashkë. Tea thotë se edhe pse ata janë çift, ajo i shikon veç e veç. Eleonora thotë se dhe ajo këtë përshtypje ka. Eleonora nuk ka parë as këputje gjunjësh dhe as marrje mëndësh, shenja dashurie. Mbase Eleonora ka koncept tjetër për dashurinë, ajo vetë është shumë e vështirë për t’u depërtuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat