Mania e flokëve jeshile. Bashkohet Tuna

Mediale Vip

Mania e flokëve jeshile. Bashkohet Tuna

Më: 26 prill 2015 Në ora: 17:24

Viti 2015 solli një risi në modele dhe ngjyra flokësh për femrat por asnjëherë nuk ishin bërë të gjitha njësoj . T’i kesh flokët jeshile nuk është njësoj si t’i kesh bjonde apo brune. Këtë e themi pasi shumë nga këto vajza mund të thonë; “E çfarë ka të keqe?” Të kesh flokët jeshile do të thotë se duhet të kesh një stil tepër të veçantë jo vetëm në personalitet por edhe në veshje dhe stilim.

Hilary Duff ishte e fundit që mund të mendonim me flokë jeshile pasi gjithnjë është mbajtur si vajza e buzëqeshur dhe e ëmbël, tipike bjonde natyrale. Gjithsesi këto vajza janë të lira të bëjnë ç’të duan me flokët e tyre. Shqiptarja e parë e showbiz-it që i’u bashkua kësaj turme është këngëtarja Tuna. Presim të dalë Aurela Gaçe të thotë;”Kur i kisha unë flokët jeshile, ju se dinit ç’ishte boja e flokëve!”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat