Femra më seksi në botë, 80 – vjeçarja le pas J-Lo

Mediale Vip

Femra më seksi në botë, 80 – vjeçarja le pas J-Lo

Më: 26 prill 2015 Në ora: 10:48

80 – vjeçarja Mary Berry është një ndër figurat më të dashura televizive në Britani, por askujt nuk do t’ia merrte mendja se publiku do ta votonte edhe si një ndër femrat me seksi në botë.
Berry është bërë pjesë e listës së përvitshme të revistës FHM, “100 Femrat më seksi në botë” dhe sipas gazetës “The Sun”, ajo renditet e 73 –ta, duke lënë pas yje si Jennifer Lopez apo Daisy Lowe.
Renditja e përvitshme, në të shkuarën ka shpallur fituese personazhe si Jennifer Lawrence apo Cheryl Fernandez – Versini, por këtë vit, votimi i 80 – vjeçares përbën habi për vetë drejtuesit e revistës.
Një burim i tha gazetës “The Sun” se emri i Mary Berry u bë pjesë e listës si shaka, por vetë stafi mbeti i habitur kur panë se prezantuesja 80 – vjeçare, kishte mbledhur vota të konsiderueshme.
Femra më seksi në botë për 2015, sëbashku me listën e plotë prej 100 emrash do të bëhet publike gjatë ditës së hënë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat