Britney Spears fut në "siklet" Iggy Azalea-n

Mediale Vip

Britney Spears fut në "siklet" Iggy Azalea-n

Më: 24 prill 2015 Në ora: 23:39

Këngëtarja 24-vjeçare Iggy Azalea, ka deklaruar se kërcimi nuk është pika e fortë e saj. Ajo së fundmi ka regjistruar një këngë me Britney Spears me titull "Pretty Girls", ndërkohë që janë në fazën e regjistrimit të videoklipit. Por ndërsa Britney-n me sa duket do ta shohim të tundet e shkundet, Iggy ka thënë se është ndjerë nën presion sepse ajo nuk dëshiron të shfaqet duke kërcyer nëpër video.

Për më tepër Iggy ka treguar për USA Today se ka drejtuar vetë xhirimet e klipit, ndaj nuk është ndjerë rehat të bëjë, siç themi ne shqiptarët, vetë ali e vetë kadi. Nga ana tjetër është konfirmuar më në fund performanca e parë së bashku e dy artisteve, në Billboard Music Awards që do të zhvillohet më 17 maj!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat