​Vesa Luma “zhvesh” politikanët...nis me Blerand Stavilecin dhe gruan e tij

Mediale Vip

​Vesa Luma “zhvesh” politikanët...nis me Blerand Stavilecin dhe gruan e tij

Më: 24 prill 2015 Në ora: 17:52

Është i njohur refreni i një kënge të vjetër shqipe që thotë ‘kur vjen behari, qel qershia”, dhe si i tillë i përshtatet sezonit të ri të transmetimeve televizive me projektin e ri nga Vesa Luma dhe ekipi i saj.

Rikthimi i vajzës së butë dhe plotë sharmë në ekranet televizive, do të na sjell këtë fundjavë edhe të parin transmetim. “E diela me Vesën”, një projekt i realizuar nga Vesa Luma dhe bashkëpunëtorët e saj, do të transmetohet çdo të diel, pas orës 17:00, në KTV.

Kjo është java e emocioneve për Vesën, ajo me natyrën e saj të thjeshtë dhe plotë ëmbëlsi i ka dhënë dorën e fundit edhe detajeve kryesore dhe në pak kohë të lirë zbulon për KosovaPress disa prej pjesëve nga emisioni i saj i ri.

“Jam plotë ethe, bilës me më shumë ethe se sa në prezantimet e mija të para, sepse me aq shumë dashuri e kemi bërë këtë skenë dhe këtë koncept, sap o preferoj ta zbuloj menjëherë se çfarë do të ketë për 14 javë”, thotë Vesa, me buzëqeshjen që asnjëherë nuk i mungon.

“E diela me Vesën”, është një show i pasdites, që do të transmetohet nga amfiteatri i ASK, dhe pika të forta do të ketë dy pjesë kryesore. “Është mysafiri special, i cili nuk vjen vetëm. Në emision do të jenë qifte, ta zëmë I pari mysafir I kësaj të diele është ministri Blerand Stavileci, I cili për herë të parë na vjen i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, në një intervistë gati një orësh”, na zbulon Vesa sekretin e parë. Ajo na tregon se mysafirët do të zbulojnë e tregojnë për pjesë të ndryshme të jetës së tyre, duke ndërtuar një biografi dykëndësh, nga ai personal, pra I mysafirit, dhe partnerit të tij/saj të jetës. Vesa thotë se “secilit i interesoj të dijë se si janë njerëzit tanë të njohur kur afër tyre kanë partnerin e jetës, dhe kjo është ideja që ata ti shohim më ndryshe të dielave”.

Ndërsa pjesë tjetër atraktive e këtij emisioni, do të jenë fëmijët. “Pjesa e dytë ka një mysafirë tjetër, por kësaj radhe pyetjet për ta nuk i bëjë vetëm unë, por do të jenë me mua edhe katër fëmijë, që do t’ju mahnitin me shkathtësitë që kanë”, tregon Vesa e entuziazmuar me fëmijët, që produksioni i saj i ka përzgjedhur për ta shoqëruar në skenë, për çdo javë.

“Kudo që shkon, shko me gjithë zemër”, kjo është moto e projektit më të ri nga Vesa Luma dhe ekipi I saj. Dhe për këtë, edhe emisioni I saj nuk do të jetë I njëjtë nga java në javë. Ajo premton 14 të diela me prurje të reja. “Do të jenë rubrika të reja, tema të reja, pika të reja”, tregon Vesa për KosovaPress.

Emisioni “e diela me Vesën’, nis transmetimin këtë të diel, pas orës 17:00 dhe ritransmetohet po atë mbrëmje nga ora 23:00.

Vesa, paq fat./kp/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat