Ndahen Ariana Grande dhe Big Sean!

Mediale Vip

Ndahen Ariana Grande dhe Big Sean!

Më: 20 prill 2015 Në ora: 20:45

Gjithçka vjen si rrufe në qiell të hapur, por pas vetëm tetë muajsh lidhje duket se ka ardhur kohë për të vënë fjalën “Fund” në skenë . Ishin përfaqësues të dy yjeve të botës së muzikës ata që e bënë publik lajmin për ndarjen e Ariana dhe Big. Ata u shprehën se megjithëse historia dhe marrëdhënia e tyre si çift përfundoi, dy këngëtarët e hitit “Right There” mbeten miq të mirë, siç është dhe zakon të thuhet në këto raste.

Burime pranë Daily Mail bëjnë me dije se tashmë ishi çifti nuk është ndarë tani, por para pak javësh, vetëm se tani zgjodhën që të bëjnë gjithçka publike. Shkak duket se janë axhendat e tyre të cilat bien ndesh dhe mbanin Ariana-n dhe Big Sean larg njëri tjetrit. Për të ardhur keq pasi ishin një dyshe mjaft simpatik. Ariana të paktën…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat