Julian Deda: Big Brother – emision amoral, asocial dhe i dëmshëm

Mediale Vip

Julian Deda: Big Brother – emision amoral, asocial dhe i dëmshëm

Më: 20 prill 2015 Në ora: 18:36

Aktori Julian Deda konsideron se shou televiziv, Big Brother, jo vetëm që nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime që i ke mësuar në jetë.

Ai e quan këtë shou real si të dëmshëm, pa sens, amoral dhe asocial.

“Duke shëtitur nëpër kanalet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thaftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta”.

“Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky”.

“Jo vetëm që nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime që ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të t’i ngulisin në mendje dhe në zemër..!”, shkruan në postimin e tij në Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat