Kush e manipulon Veselin

Mediale Vip

Kush e manipulon Veselin

Më: 19 prill 2015 Në ora: 20:38

Banorët janë në verandë, shfrytëzojnë pishinën. Fatjoni është duke marrë rreze dielli dhe aty pranë i ulet Zaida. Fatjoni i thotë Zaidës se ajo po e manipulon shumë lehtë banorin më të ri në shtëpinë e Big Brother. Fatjoni i thotë Zaidës se ajo shumë lehtë mund t’i marri cigare atij me stilin që përdor. Zaida me të qeshur i kthen se nuk e ka natyrën manipuluese.

Për Tean, Fatjoni i thotë Zaidës se po bën lojë me Veselin ashtu siç ka bërë me të dhe me Fisnikun. Ai i thotë Zaidës se nuk e di se sa i aftë mund të jetë Veseli që ta kuptojë që ajo “kuçedra” po bën lojë. Zaida i thotë se do të donte të ishte edhe njëherë në moshën e Teas, asgjë më shumë.

Fatjoni thotë se Veseli mbase mund t’i gjuajë të gjitha femrat e shtëpisë: “edhe ty”,- i thotë me shaka Fabianit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat