BB8: Fatjoni këshillon Marsuelën për raportin me Albën

Mediale Vip

BB8: Fatjoni këshillon Marsuelën për raportin me Albën

Më: 19 prill 2015 Në ora: 17:41

Fatjoni dhe Marsuela janë shtrirë me kostume plazhi në shezllone dhe bisedojnë. Fatjoni i thotë Marsuelës se ajo nuk kishte pse t’i jepte shumë sqarime Albës në lidhje me atë çfarë ajo imagjinonte për Diedonin. Marsuela i tregon se edhe pse ajo ia kishte shpjeguar Albës që nuk ishte e vërtetë që ajo kishte ndonjë qëllim për Diedonin, ajo prapë nuk ndihet e sigurt.

Marsuela thotë se Alba duhet ta kuptojë se nuk ka ardhur në shtëpi për të ndarë Diedonin. Marsuela nuk e kupton sesi mund të vazhdojë një dashuri kur nuk ka siguri. Fatjoni i thotë se kjo është lojë e bukur, ta mbajë Albën në ankth. Në shtëpi, sipas Fatjonit nuk duhet të përfshihesh emocionalisht në asnjë moment se çdo gjë mund të të kthehet mbrapsht.

Fatjoni i thotë Marsuelës se në këto kushte nuk shikohen emocionet dhe dashuria e vërtetë. Ai këtë pjesën e ndjenjave e shikon si lojë. Çdo gjë që është e vërtetë do të duket jashtë shtëpisë.

Marsuela shprehet për klipin që ka parë gjatë spektaklit të mbrëmjes së shtunë. Asaj nuk i ka pëlqyer mendimi që ka pasur Maria për të duke mos e njohur aspak. Maria sipas saj ka të drejtë të gjykojë dhe paragjykojë për të, që ditën që erdhi në shtëpi, ndërsa për pjesën jashtë jo. Fatjoni e mbështet mendimin e Marsuelës. Ai e këshillon të mos irritohet nga asgjë që do dëgjojë në shtëpi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat