Tom Hardy në portretizimin e Elton John

Mediale Vip

Tom Hardy në portretizimin e Elton John

Më: 19 prill 2015 Në ora: 07:12

Aktori britanik, Tom Hardy, ka folur për aftësitë e tij të këndimit para se të fillojë xhirimet e filmit biografik për Elton Johnin.

Në një intervistë për The Sun, ai ka folur për filmin “Rocketman” që ka të bëjë për jetën e këngëtarit legjendar Elton John.

“Unë nuk jam një këngëtar, mirëpo po përpiqem fort për rolin tim si këngëtar”, ka thënë Hardy, transmeton koha.net.

“Nuk jam këngëtar dhe nuk kam ide se si të këndoj. Jam duke provuar shkaku i filmit ‘Rocketman’, por është e vështirë për mua”, ka shtuar ai.

Në ndërkohë, Elton John është duke shërbyer si producent ekzekutiv i filmit të tij biografik, “Rocketman”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat