Taylor Swift së shpejti me këngë të re, në videoklip shumë miq të saj

Mediale Vip

Taylor Swift së shpejti me këngë të re, në videoklip shumë miq të saj

Më: 17 prill 2015 Në ora: 08:23

Kënga e radhës nga albumi i suksesshëm i Taylor Swift “1989” që do realizohet me videoklip besohet të jetë “Bad Blood”.
Shumë miq të saj të famshëm duket se do të marrin pjesë në videoklip, personazhet si Cara Delevingne, Zendaya, Haily Williams e madje edhe Kendrick Lamar, pasi janë parë në setin e xhirimeve të dielën e kaluar bashkë me Swift.
Pjesëmarrja e reperit Kendrick Lamar me gjasë do të jetë si rezultat i ndonjë remiksi që ndoshta i është bërë këngës “Bad Blood”, që spekulohet se Sëift e ka shkruar për Katy Perryn dhe mosmarrëveshjen e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat