Ekskluzive: Afrona Dika në numrin më të ri të revistës “Kosovarja”

Mediale Vip

Ekskluzive: Afrona Dika në numrin më të ri të revistës “Kosovarja”

Më: 15 prill 2015 Në ora: 10:03

Lexues të revistës më të lexuar kudo në Europë, doli në shtije numri më i ri i revistës “Kosovarja”, ku mund të lexoni intervista, tema, rrëfime e shumë të tjera. Intervistë ekskluzive e këtij numri është modelja e mirënjohur në Zvicër dhe kudo ku ka shqiptarë Afrona Dika, e cila është personazhi kryesor në këtë numër me një intervistë shumë ekskluzive, për të pathënat e saja deri më tani.

Intervistë me modelen shqiptare Afrona Dikën
Jam e dashuruar. Bleron e falënderoi shumë

Kohët e fundit emri i saj është përfolur shumë se ajo mund të jetë në lidhje dashurie me këngëtarin shqiptar Bleron, dhe lidhja po mbahet e fshehtë. Është kjo modelja shqiptare Afrona Dika, e cila në këtë intervistë dhënë ekskluzivisht revistës “Kosovarja”, e cila e mohon të ketë lidhje me Bleron, përpos asaj që e ka një mik shumë të mirë i cili ju ka gjetur në momentet vështira.

Love Forever
Gjyste Vulaj : “Ai më puthi i pari”

Një nga çiftet më të dashur të skenës shqiptare që kanë mijëra fansa dhe që duhen nga të gjithë rrëfejnë për ne sekretet e njohjes dhe dashurisë së tyre.

Më e mirë e ëma se e bija. Njihuni me nënat e këngëtarëve tona

“Më e mirë e ëma se e bija” pa diskutim që na ka mbetur në mendje si shprehje e përdorur për shumë kohë. Përmes këtyre rreshtave në vijim të shoqëruar me foto ne dëshirojmë t’ju njohim me disa prej personazheve tanë publikë, që shprehja e mësipërme u përshtatet më së miri. 8 Marsi që kaloi, është festuar mjaft mirë edhe nga shqiptarët e kudondodhur. Kjo ditë u dedikohet mbi të gjitha grave të thjeshta, të cilat në sajë të vlerave të tyre ndryshuan ekuilibrat socialë. Kjo ditë u kushtohet grave të cilat për shekuj luftuan për barazinë e tyre në shoqëri.

Rrëfimi i njeriut që rigjeti rastësisht dashurinë
Prindërit më gënjyen se e dashura më kishte vdekur

Prindërit gjithmonë mendojnë se e dinë çfarë është më e mira për fëmijët e tyre, por jo gjithherë ia qëllojnë. Edhe prindërit e Dritonit bëjnë pjesë në këtë grup. Kjo histori tregon se prindërit shpesh bëjnë gabime trashanike në qëllimet e tyre më të mira. Fëmijët, pavarësisht moshës së tyre kanë të drejtë të marrin vendime të pavarura, dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre mbi bazën e të cilave do të jenë të lumtur ose do të bartin pasojat e dhimbshme. Personazhi i këtij rrëfimi tregon se po që se prindërit e tij do ta lejonin ta zgjedh gruan që e do dhe me të cilën do ta kalonte jetën e tij, çdo gjë do të ishte më e lehtë dhe nuk do të kalonte nëpër rrugë të shtruar me ferra.

Ballë për ballë me Vjosa Eminin
Vjosa: Familja dhe puna më kanë bërë kaq të suksesshme

Këngëtarja e ëmbël e estradës Vjosa Emini, nuk e ka ndërmend të ndalet ajo çdo punë që e nis e nis me shumë kujdes dhe maturi, dhe rezultati i asaj punë del shumë i suksesshëm. Vjosa në këtë intervistë dhënë revistës sonë, na rrëfen për një verë të nxehtë me projektet e saja që do ti sjellë si dhe angazhimin e saj të madh në dasma.

Tmerret e grave të përdhunuara të Kosovës: Për ne lufta s’ka marrë fund
Ai është sekreti më i errët i luftës së Kosovës. Sekret që torturon për 16 vite me radhë gra e burra të këtij vendi. Për ato është një gur i rëndë turpi, ndërsa për ata përdhosje “krenarie” prej mashkulli.

Sipas organizatave ndërkombëtare, rreth 20 mijë femra nga Kosova janë përdhunuar nga paramilitarët serbë gjatë viteve të luftës. Në realitet, shifrat dyshohen të jenë disa herë më të larta, pasi përdhunime ka pasur thuajse në çdo qytet e fshat. Përdhunime në grup në sy të fëmijëve, baballarëve apo burrave të tyre. U zgjodhën pikërisht ato për t’u bërë kurban i një lufte, ku meshkujt u goditën në pikën e tyre më të dobët.

Intervistë familjare me deputetin e parlamenti të Kosovës Nait Hasani
Naiti: Jeta ime nëpër kohë

Marrëdhëniet prind fëmija janë të mira dhe pse ata me kërkesat e tyre dhe shikimin e TV-së më pengojnë në përcjelljet e politikës. Por e kemi bërë me rend, unë i përcjellë lajmet ndërsa ata programet për fëmijë.

Dhe shumë shkrime, rrëfime e artikujt të ndryshëm që mund t’i lexoni vetën tek revista “Kosovarja”. Lexim të këndshëm

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat