Familjarët e Angelina Jolie, të goditur nga kanceri

Mediale Vip

Familjarët e Angelina Jolie, të goditur nga kanceri

Më: 1 prill 2015 Në ora: 19:41

Në një fotografi të postuar këto ditë nëpër mediat botërore, vërehen familjarët e aktores së famshme amerikane Angelina Jolie.

Bukuroshja 39 vjeçare vjen nga një familje që gjithmonë është rrezikuar dhe sulmuar nga sëmundja e kancerit.

Në këtë fotografi mund të shihet familja e saj, në një kohë kur Angelina ishte vetëm një fëmijë në moshë të vogël.

Nëna e saj poashtu ka qenë viktimë e një kanceri, nga i cili po kërcënohet edhe aktorja me famë botërore. Bëhet fjalë për kancerin e vezoreve.

Pak ditë më parë Angelina kishte bërë një operacion, si pasojë e të cilit asaj i pamundësohet që të ketë më fëmijë.

Nga kanceri kanë pësuar po ashtu edhe familjarët tjerë të Angelinës. Gjyshi i saj Rolland ka mbetur viktimë e kancerit, ndërsa poashtu edhe xhaxhi i saj.

Të tjerë që kanë pësuar kryesisht nga kanceri i gjirit janë tezet e Angelinës dhe gruaja e dajës.

Ndërkohë përveç që është thënë se Angelina më nuk do të mund të lind fëmijë, nuk është thënë diçka më konkrete për operacionin e vezoreve që ka kaluar ajo/F.Sylka/Dailymail/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat