Turpërohet Justin Bieber, harron tekstin e këngës (Video)

Mediale Vip

Turpërohet Justin Bieber, harron tekstin e këngës (Video)

Më: 31 mars 2015 Në ora: 23:34

Ariane Grande, e veshur me një fustan xixëllues, nisi te këndonte solo këngën e saj hit derisa Justin Bieber u shfaq, duke elektrizuar turmën.

Ylli 21-vjeçar i pop-it arriti të mbante mend refrenin e këngës, duke kënduar në vend të The Weeknd, por shume shpejt filloi te kërcente në skenë dhe te përshëndeste fansat ndërsa Grande, 21-vjeç, vazhdoi te këndonte pasi u vu re dukshëm se Justin kishte harruar tekstin.

Megjithatë ai kërkoi falje në skenë në përfundim te këngës, “Ndihem me të vërtetë keq. Kam harruar tekstin, Ariana. Kam qenë duke u përpjekur për ta kujtuar atë mbrapa skene për më shumë se një orë. Ndjehem shumë keq. Më fal. ”

Grande e pranoi faljen e këngëtarit, duke i thënë atij “Askush nuk mund të dëgjonte – të gjithë po ulërinin me zë të lartë! Nuk ka problem!”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat