Sam Smith: Frymëzohem nga Amy Winehouse

Mediale Vip

Sam Smith: Frymëzohem nga Amy Winehouse

Më: 31 mars 2015 Në ora: 23:09

Sam Smith ka deklaruar se është i frymëzuar nga Amy Winehouse në këngët e tij.

Këngëtari britanik u bë i famshëm falë albumit të parë “Lonely Hour”, i publikuar vitin e kaluar. Ndërkohë, Amy humbi jetën tragjikisht para se Sam të bëhej i famshëm, por ndarja e saj nga jeta nuk ka zbehur ndikimin e madh në karrierën e Sam-it.

“Jeta ime ka ndryshuar falë Amy Winehouse. Unë akoma kujtoj kur dëgjoja zërin e saj në makinën e babait, rrugës për në shkollë, në moshën 11-vjeçare”, ka zbuluar Sam për revistën ‘Q’.

“Këngët e saj më çonin në një botë tjetër. Ishte kaq e sinqertë emocionalisht, kështu që unë përpiqesha të isha sa më i sinqertë në këngët që shkruaja. Unë kurrë nuk e kam takuar atë, por ajo gjithmonë do të mbetet një ikonë”, shtoi Smith.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat