Vesa Luma: Jam shumë xheloze për Big Bastën

Mediale Vip

Vesa Luma: Jam shumë xheloze për Big Bastën

Më: 31 mars 2015 Në ora: 22:15

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, ka thënë publikisht se ajo është tip shumë xheloz.

Vesa e cila ka kohë që është në lidhje me producentin dhe reperin, Big Bastën, thotë se është xheloze shumë për të.

“Njeriu nganjëherë ka një kimi, unë e konsideroj atë si gjysmën time, sepse asnjë vendim s’e marr pa mendimin e tij dhe e kundërta. Po funksionon më së miri lidhja jonë dhe kemi pasur koncerte bashkë. Ajo që më bën përshtypje është se kam dashur të kem afër dikë që e respekton punën time sepse unë muzikën e kam dashuri të parë dhe të fundit”.

“Kam menduar nëse do gjej një djal të profesionit të ngjashëm, sepse ai do më kuptonte shumë. Big Basta është i respektueshëm shumë, e për sa i përket xhelozisë është në suaza normale. Unë jam më shumë, nuk e di pse, por ndoshta në profeisonin tim dua t’i kontrolloj gjërat vet. Ai nuk më jep arsye, por besoj që disa vajza duhet të më kuptojnë”, ka potencuar Vesa për mediat shqiptare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat