E donte një njeri si unë

Mediale Vip

E donte një njeri si unë

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 31 mars 2015 Në ora: 15:17

Është e zonja në punën që bën, e ka dashur fati që të jetë një femër, e cila siç edhe na tregon që në hapin e parë ka marrë besimin nga të tjerët për të organizuar spektakle të bukurisë dhe modës shqiptare në qytetin më të madh të veriut, në qytetin e artit në Shkodër. Është kjo regjisorja e njohur shkodrane, Shpresa Drasati, e cila për “Bota sot” tregon se si nisi idenë për spektaklet e bukurisë që i mungonin këtij qyteti e deri te organizimi më i bukur që kështu edhe do ti pëlqente më shumë ta quanin si regjisorja e “Miss Vogëlushit”. Ajo tregon me dashuri për këtë pasion dhe gëzohet me sukseset dhe arritjet e djemve dhe vajzave që ajo i ka nxjerrë për herë të parë në skenë.

“Bota sot”: Shpresa ju keni realizuar shumë spektakle, regjisorja e cilit spektakël mund të të thërrasim?

-Po është e vërtetë, po do të më pëlqente të më thërrisnin rregjisorja e “Miss Vogëlushit” .

“Bota sot”: Më dole në temë, e di se jeni e vetmja mund të themi, se keni menduar edhe për një spektakël bukurie për fëmijë?

-Po kam menduar dhe për fëmijët, duke pasur parasysh dhe bukuritë dhe freskitë e vogëlushëve, ndoshta lindi dhe nga ndjesitë e të qenurit nënë vetë .

“Bota sot”: Ju krahasojnë me një Vera Grabocka të dytë shqiptare?

-(Qesh).. Po më kanë thënë shumë shpesh këtë fakt, po unë kam nderin të krahasohem me një producente si ajo, me kaq pak kohë që unë kam filluar.

“Bota sot”: Më trego nga lindi dëshira të organizosh spekakle bukurie, ju vetë keni marrë pjesë ndoshta si konkurente më herët?

-Ishte një ftesë nga një djalë me të cilin kemi qenë bashkëpunëtor, pasi unë modën e kam pasur në gjak që e vogël, dhe nga eksperienca ime në itali. Pastaj Shkodra kishte nevojë për diçka të re, për një frymë tjetër mode, sepse ne jemi dhe pak fanatikë, dhe nuk kishte shumë info rreth botës së modës, dhe u donte një njeri si unë..(Qesh).

“Bota sot”: Krenohesh besoj kur i sheh vajzat dhe djemtë që arrijnë shumë në fushën e modës, apo spektaklet e bukurisë, por që në fillim i ke zbuluar, apo zgjedhur ti?

-Po që në momentet e para i kam uruar, në çdo arritje unë krenohem dhe jam shumë e lumtur kur i shoh arritjet e tyre, për mua është ndjesia më e bukur që mund të ndjej. Shumë konkurentë të mi, apo dhe ato zyrtarë po bëjnë një karrierë të mrekullushme.

“Bota sot”: Si arrini ti bindni prindërit, sidomos për vajzat që t’i lënë në këto spektakle të bukurisë?

-Njeriu njihet me jetën e parë, dhe se unë nuk kam hasur asnjë problem me bindjet, dhe se kam qenë shumë bashkëpunues me mua, ndoshta fakti i të qenurit grua me ka ndihmuar që herën e parë.

“Bota sot”: Ndodh të thuash kur e përfundon një spektakël " Më në fund", dhe thua se kurrë më të tjerë?

-Poooo më ka ndodhur dhe të them të drejtën doja ta lija dhe mos të merresha më, por shikoja disa të rinjë që më thonin vazhdimisht: znj. Shpresa kur do fillosh me spektaklet, dhe më bënin të ha atë që kisha vendosur.

“Bota sot”: Po në Kosovë ke menduar se mund të organizosh diçka?

-Po shumë shpejt do finalizoj “Natën e yjeve shqiptare”, ku do jem në bashkëpunim me Driton Gashin të agjensisë “Home Vip”, dhe së shpejti do finalizohet në Teatrin e Prishtinës.

“Bota sot”: Tjetër çfare do të presim nga ju?

-Tashme kam filluar me audicionet e “Shkodra Next Top Model 2”, ku këtë herë do të jenë dy netë të paharruara, dhe ku bukuria shkodrane këtë herë do ndërthuret me Kalanë e Rozafës , dhe më e bukura e veriut do të kurorëzohet më 30 Maj në Kalanë e Rozafës./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat