Artistët e rinj përballë yjeve

Mediale Vip

Artistët e rinj përballë yjeve

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 31 mars 2015 Në ora: 08:21

Vrulli i artistëve të rinj në tregun muzikor shqiptar sa vjen dhe shtohet, me fat apo me gjetje disa prej tyre shkëlqyen dhe shpesh herë i sheh në konedcret dhe evente përkrah emrave të njohur të muzikës shqiptare. Por gazeta “Bota sot” u interesua pak më konkretisht të marrë mendimin e disa prej artistëve që me vite sjellin hite se si i shohin këta emra të rinj, cilët prejt tyre po duket më mirë dhe mos vallë i shohin si konkurentë? Për ne flasin artistët Gjyste Vulaj, Ganimete Abazi, Genc Prelvukaj dhe Big Mama.

Gjyste Vulaj: Deri sa të ketë jetë të rinjtë debutantët ( siç isha edhe unë) për çdo gjë dhe për gjithçka ka një fillim, i cili mund të jetë i mbarë edhe jo. Mostrat e mia që në debutim të parë kanë marrë hov , janë pelqyer nga publiku i gjerë dhe kanë prekur majat e estradës shqiptare, një ndër to është Genta Ismaili. Nga te rinjtë 3,4 vitet e fundit dëgjoj me qejf Elvana Gjatën, e cila ka një vokal unik dhe të bukur, më pëlqen zëri i Mandit është tepër i veçantë. Kam pasur rastin të këndojmë nëpër shfaqje bashkë me këngëtarët e rinj, dhe më vjen mirë kur më thonë: “Ke qenë idolli im, të kam përcjellë gjithmonë, më ka pëlqyer “X” kënga jote, stili yt, etj. Gjystja si këngëtare me më shumë koncerte , duke falenderuar Zotin për vokalin e mirë, talentin që më ka dhënë në shumë fusha të jetës, e cila ka kapacitet, mjeshtri për tu paraqitur gjithmonë para publikut “live” dhe akoma është pa konkurencë. Nëse s’jeni dakord më vërtetoni cila sot mund të bëj një performancë të kompletuar në çdo aspekt sikur unë? Por gjithmonë nuk harroj të shtoj, që isha me fat, faleminderit Zotit. Dua të them se Enca Haxhia po ashtu ka zgjuar interesimin e publikut për të, me punë dhe seriozitet, normalisht edhe me pasion mund të ecë përpara dhe të fitoj sa sheiki. Edhe Era Istrefi ka një stil të veshurit interesant.

Genc Prelvukaj: Nuk është aspak e lehtë sot të ndërtohet dikush si artist nga fillimi. Më herët ishte më lehtë sepse 3-4 mediume e bënin të veten. Sot me internetin në secilën shtëpi është bërë shumë më e vështirë. Duhet punë nga kompania që e shtyn para por edhe në tjetrën anë edhe nga artisti i cili duhet të jetë i vecantë. E zakonshmja më nuk ecën. Ka artistë të mirë që kanë ardhur në skenë sikurse ka të tillë që aksidentalisht janë rritur. Ndoshta në mungesë të punës nga artistët dhe grupet e mira. Sot shoh të rinj që mund të bëjnë punë të mirë, gjithsesi me korigjime të theksuara, por shoh edhe prej atyre që në raste normale nuk do të kishin hapësirë asnjëherë.

Ganimete Abazi: Mendimi im është që këngëtarët me vlera po dominojnë dhe po kanë sukses në treg, dhe i gëzohem shumë këti fakti që po sjellin rryma të ndryshme në skenën tonë, gjithmonë duke u nisur nga kualiteti dhe vlerat e tyre.

Konkurencë, nuk qëndron diçka e tillë mes neve, sepse ne jemi shumë të lumtur që po dalin këto gjenerata aq të mira, dhe vetem ju dëshirojmë suksese të mëtëjeme. Dhe këto po ecin hapave të këngëtarëve që jemi munduar gjithmonë të sjellim vlera dhe megahite në skenë.

Big Mama: Ka shumë emra që dita-ditës po dalin në tregun muzikor shqiptar, jo të gjithë i njoh por kur më vjen mundësia t'i shoh dhe dëgjoj sigurisht që më bëhet qejfi për ta, talentët në secilën sferë gjithnjë janë të mirëseardhur, pse mendoni se ne do këndojmë deri në vdekje? Harrojeni! Unë për vete mundohem që t'i përkrah aq sa mundem, nuk i shoh si konkurencë por si kolegë dhe miq të cilët e pasurojnë artin shqiptarë, uroj që të sjellin sa më shumë vlera dhe jo banalizime, nuk do coja të vecoj emra po për momentin kënga që solla në një bashkëpunim me Gasso-n, një reper i ri nga Zvicra i cili më ka mahnitur me talentin e tij./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat