Fatjoni nuk i ndahet Xhensilës “S’më intereson që ke të dashur”

Mediale Vip

Fatjoni nuk i ndahet Xhensilës “S’më intereson që ke të dashur”

Më: 30 mars 2015 Në ora: 19:10

Fatjoni nuk humbet asnjë moment që t’i shprehë simpatinë apo atë që ndjen Xhensilës.

Ai çdo fjalë e nis me të qeshura por mesazhin e përcjell edhe pse tashmë e di që Xhensilën e pret dikush jashtë.

Ai e përqafon dhe i thotë “Unë mund të them se ke rënë në dashuri me mua, ndjenjat lindin dalëngadalë”.

Xhensila vetëm qesh dhe e pyet nëse e kupton se çfarë po thotë. Ai mes të qeshurash i thotë “Më duket se fola përçart”. Të dy banorët shohin njëri-tjetrin dhe qeshin.

Xhensila mundohet ta kalojë këtë situatë duke e tërhequr Fatjonin në një nga këndet e shtëpisë dhe i flet pikërisht për marrëdhëniet në çift brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo fillon të komentojë marrëdhënien e Diedonit me Albën duke e cilësuar si të shtirur.

Fatjoni e mbështet në mendimet dhe përfundimet që Xhensila ka nxjerrë në llogaritë e saj. Ata qëndrojnë për një kohë të gjatë duke biseduar për sjelljet e banorëve dhe sigurisht për nominimet e bëra javën e kaluar që Vëllai i madh vendosi t’ua tregonte gjatë spektaklit të së shtunës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat