Sinani dhe Sabriu, këngë për kombëtaren në prag të takimit ndaj Serbisë

Mediale Vip

Sinani dhe Sabriu, këngë për kombëtaren në prag të takimit ndaj Serbisë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 00:23

Këngëtari i njohur nga Kosova, Sinan Vllasaliu, ka rrëfyer për emocionet e tij pas interpretimit të himnit kombëtar së bashku me Kastriot Tushën në Elbasan Arena, në nisje të takimit Shqipëri-Armeni.
“Po ndjehem shumë i vogël para dëgjuesve tuaj që në këtë çast, të përshkruaj emocionin që më fali madhështia e himnit më të bukur në botë, himnit kombëtar”, ka deklaruar Sinan Vllasaliu për Radio Dukagjinin në programin Top Folk.
Njëherësh, Sinan shpalosi edhe idenë e përgatitjes së një kënge në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun, me temë bashkimin kombëtar e që premtoi se do t’ia bëjë dhuratë kombëtares tonë, në prag të takimit Shqipëri-Serbi.
“Do të dëgjohemi në programit tuaj të natës në radio me të përfunduar kënga, e cila do të shkojë si dhuratë për kombëtaren në prag të takimit Shqipëri-Serbi, e temë e të cilës do të jetë bashkimi kombëtar”, ka shtuar këngëtari.
I pyetur rreth përfoljeve të emrit të tij në mediat e shkruara, për kinse moskryerje të obligimeve tatimore ndaj shtetit, Sinan Vllasaliu është përgjigjur: “Jam këtu, unë i jam përgjigjur dhe i përgjigjem shtetit tim. Lajmi dhe përfolja e emrit tim, mund të ketë qëllim vetëm sa për t’u klikuar ndonjë portal”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat