Sasha Cohen do luajë Fredi Mercurin

Mediale Vip

Sasha Cohen do luajë Fredi Mercurin

Më: 30 mars 2015 Në ora: 00:21

Aktori i njohur britanik, Sasha Baron Cohen, do të luajë rolin e Fredi Mercurit në filmin për grupin e famshëm, Queen.

Cohen, i famshëm për rolet kontroverse si Ali G, Borat dhe Bruno- do të jetë edhe regjisor, do të shkruajë dhe do ta drejtojë filmin, sipas menaxherit të grupit, Jim Beach.

“Me siguri që keni ndjekur sagën e filmit të famshëm për grupin Queen që është duke u bërë në Hollywood në shtatë vitet e fundit.

Një lajm i rëndësishëm është që kemi arritur të sigurojmë që Sasha Baron Cohen do të shkruajë dhe do të drejtojë filmin, dhe ai ka pranuar të luajë rolin e Freddiet”, ka thënë menaxheri i grupit.

Anëtarët e grupit, Brian May dhe Roger Taylor, nuk kanë përkrahur idenë e përfshirjes së Sachas në projekt dhe në vitin 2013 aktori ishte larguar nga filmi.

Që prej largimit të Cohenit, deri tani kanë qarkulluar shumë emra për rolin e Mercurit, por siç duket, treshja janë pajtuar dhe “Borati” do të jetë ylli kryesor i filmit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat