Diedoni dhe Alba, puthje të zjarrta dhe lojra në shtrat

Mediale Vip

Diedoni dhe Alba, puthje të zjarrta dhe lojra në shtrat

Më: 29 mars 2015 Në ora: 17:01

Banorët në dhomën e ndenjes diskutojnë për rolin e Liderëve në shtëpi. Ata përgëzojnë Eleonorën dhe Marinën për kryerjen e misionit me Stilianin. Ata një zëri thonë se nuk kanë dyshuar për asnjë moment tek ato të dyja.

Eleonora dhe Marina pranojnë që për ato ka qenë shumë e vështirë. Eleonora mendon se misioni i tyre është vetëm fillimi i atyre që do të vinë pas.

Diedoni dhe Alba vendosi të shkojnë në dhomën e gjumit. Diedoni e tërheq Albën dhe mundohet që ta qetësojë. Alba u revoltua shumë sot dhe kjo gjë e penalizon atë sipas të dashurit të saj. Diedoni e këshillon të qetësohet dhe i kërkon që të bëj kujdes me Marinën pasi i është ven kot kundra dhe kjo sjell acarimin e Fabianit.

Diskutimi i bërë për buxhetin në dhomën e ndenjes dhe sjellja e Marinës duket se e kanë provokur shumë Albën. Diedoni nuk do që e dashura e tij të penalizohet për debate të tilla.

“Secili ka ardhur për të luajtur. Mundohu të kontrollosh veten se nuk del e humbur. Mos u bë dramë ,si e çmendur. Nëse unë nuk do kisha kontrollua veten do isha duke të parë nga televizori tani” i thotë Diedoni.

Alba bindet nga këshillat dhe gjykimet e Diedonit. Ajo i premton se dot të ketë vetëkontroll. Diedoni qetësohet duke kuptuar se e bindi të dashurën e tij. Ata e lënë me kaq këtë diskutim dhe flasin për spektaklin e klipin dedikuar atyre.

Ata e mbyllin dhe këtë natë duke u përqafuar,shkëmbyer puthje të zjarrta dhe luajnë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat