Flori pranon: E kam përzemër Elvana Gjatën. "Kuq e zi je ti" kushtoi 50 mijë euro

Mediale Vip

Flori pranon: E kam përzemër Elvana Gjatën. "Kuq e zi je ti" kushtoi 50 mijë euro

Më: 28 mars 2015 Në ora: 09:47

Flori Mumajesi ka pranuar më në fund se e ka përzemër këngëtaren Elvana Gjata. “Elvanën e kam përzemër”, është shprehur kantautori mbrëmë, i ftuar në emisionin “Top Show Magazine”.

Kjo ka mjaftuar që aludimet nëse Elvana Gjata dhe Flori kanë më shumë sesa një bashkëpunim mes tyre të qarkullojnë kudo.

Artistët në fjalë kanë qenë të ftuar për herë të parë të dy njëkohësisht në studion e Alban Dudushit për të promovuar videoklipin e tyre “Kuq e Zi je ti” në bashkëpunim me “Digitalb”.

Flori ka përgënjeshtruar edhe lajmin që është përhapur në rrjetet sociale së refreni i këngës është vjedhur nga kënga e
Juliana Pashës. “Edhe Juliana Pasha më ka vjedhur mua fjalën “të dua” dhe “zemër” tek kënga e saj “Kristal”, është
përgjigjur me humor Mumajesi.

Më tej ai ka shtuar se ngjyrat e flamurit kuqezi nuk i ka shpikur Juliana Pasha dhe se
emërtimi i vetëm që mund t’i vinte flamurit shqiptar, ishin këto fjalë.

Sa për komercialitetin e këngës Flori u shpreh se është një ndër projektet muzikore që ai ka qarë kur e ka dëgjuar për herë të parë të përfunduar.

Ai ka përmendur
edhe shifrën e 1.5 milion klikimeve të marra brenda shumë pak ditëve që nga publikimi i këngës dhe mijëra videove të dërguara në hashtag-un #kuqezijeti. “Kjo dëshmon suksesin e këngës dhe mesazhin se ajo iu përket të gjithë shqiptarëve”, ka thënë gjithë entuziazëm Mumajesi.

Në të njëjtën logjikë me të ishte dhe drejtori i “Digitalb”, Alban Jaho i cili nuk ka fshehur edhe shifrën e realizimit të klipit prej 50 mijë eurosh. Kantautori Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata ishin të ftuar të premten për 3 orë me radhë live në një maratonë këngësh, improvizimesh dhe feste në “Top Show Mag” së bashku me pjesëtarët e tjerë të labelit “Threedots”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat