Suedia e ka vjedhur këngën nga David Guetta?

Mediale Vip

Suedia e ka vjedhur këngën nga David Guetta?

Më: 26 mars 2015 Në ora: 23:14

Kënga që do të përfaqësojë Suedinë këtë vit në festivalin evropian të këngës mund të jetë e kopjuar.

Kënga “Heroes” (Heronjtë) e Måns Zelmerlöw ka ngjashmëri të mëdha me këngën “Lovers on the sun” (Të dashuruarit në diell), e publikuar nga David Guetta dhe Sam Martin, verën e vitit të shkuar.

Nëse i referohemi videos, ngjashmëritë janë të qarta, por është ende herët për të kuptuar se çfarë do të dalë nga e gjithë kjo, shkruan portali “Eurovisionary.com”.

Për momentin, fansat janë treguar “të shkathët” në mediet sociale, ku janë shprehur se, në fakt, kënga “Heroes” është “Lovers on the Sun”.

Mbetet të presim nëse televizionet publike në Suedi, “SVT”, ose “EBU” do ta “zbulojnë” ngjashmërinë mes dy këngëve.

Sipas sondazheve online, Suedia është favoritja kryesore për çmimin e madh, ndërsa pas saj renditen Italia dhe Estonia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat