“Uptown Funk” dhe “Thinking Out Loud” ende në betejë për vendin e parë

Mediale Vip

“Uptown Funk” dhe “Thinking Out Loud” ende në betejë për vendin e parë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 22:14

Është java e nëntë që Mark Ronson e Bruno Mars me “Uptown Funk” janë në pozitën e parë dhe java e shtatë me radhë që Ed Sheeran me “Thinking Out Loud” është në ndjekje të tyre.

Bashkëpunimi i suksesshëm “Uptown Funk” gjithashtu është bërë njëra nga katër këngët e të gjitha kohëve që ka arritur të qëndrojë në pozitën e parë për më se shtatë javë në dy top lstat më të mëdha botërore, atë të Britanisë dhe Billboardit amerikan.

Balada “Thinking out loud”, për videoklipin e të cilës Sheeran ka ushtruar vallëzimin një javë rresht, këtë javë i është afruar edhe më shumë pozitës së parë dhe pritet që shumë shpejtë të marrë kryesimin.

Maroon 5 me videoklipin dhe këngën e tyre të ëmbël “Sugar” kanë kërcyer në pozitën e tretë ndërsa Ellie Goulding me “Love me like you do” zbret një pozitë më poshtë nga java e kaluar, duke qëndruar këtë javë në të katërtën.

Pit Bull e Ne-Yo me këngën e tyre të re “Time of our lives” kanë arritur të hynë në top dhjetëshen më të dëgjuar, duke përmbyllur kështu top listën e javës në Amerikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat