A ju besohet që kjo modele është në muajin e tetë të shtatzënisë?

Mediale Vip

A ju besohet që kjo modele është në muajin e tetë të shtatzënisë?

Më: 5 mars 2015 Në ora: 17:48

Sarah Stage nuk është një femër e zakonshme. Modelja që shikoni në foto, besojeni ose jo, është në muajin e tetë të shtatzënisë, por nëse i shikoni barkun, nuk duket aspak se po pret një fëmijë.

Ajo asnjëherë nuk e ka ndërprerë stërvitjen në palestër dhe në profilin e saj në Instagram ka postuar thuajse çdo ditë foto me veshje të ngushta ose me të brendshme për të treguar zmadhimin gradual të barkut të saj.

Modelja, e cila jeton në Los Angeles, nuk e ka ndërprerë punën dhe gjatë gjithë kohës ka vazhduar normalisht me setet fotografike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat