Robert Pattinson drejt martesës

Mediale Vip

Robert Pattinson drejt martesës

Më: 4 mars 2015 Në ora: 16:42

Robert Pattinson ka vendosur të martohet me të dashurën e tij FKA Twigs. Sipas revistës ‘People’, aktori 28-vjeçar dhe këngëtarja janë të pandashëm dhe bashkëjetojnë në shtëpinë e protagonistit të ‘Twilight’.

“Ai dëshiron të martohet pasi është shumë më i qetë dhe i lumtur. Ata janë të pandashëm. Jetojnë në shtëpinë e tij”, tha burimi anonim.

Robert Pattinson dhe këngëtarja nisën të frekuentoheshin pas ndarjes së aktorit nga Kristen Stewart tre vite më parë.

Ndërkohë që Pattinson ka qëndruar i heshtur në lidhje me jetën e tij private, FKA Twigs ka pranuar se e ka të vështirë të përballojë presionin e famës së partnerit, por e duron për të qenë pranë njeriut që dashuron.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat