Vetëm këngëtare

Mediale Vip

Vetëm këngëtare

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 4 mars 2015 Në ora: 13:02

Edhe sot të gjithë e mbajnë mend deputimin e saj të parë atëherë kur rrallë e thënë ndryshe shumë pok klipe kishte në tregun muzikor shqiptar. Nga momeënti i këngës “Ishe mbret” që artistja e din se ka qenë një nisje shumë e mirë e që ende vazhdon të ketë falenderime pë ata që e mbështeten kudo, e deri te dueti shumë simpatik që sapo ka ardhur duke e rikthyer bukur këngëtaren Anxhela Peristeri. Ajo në rrëfimin e saj për “Bota sot” tregon mes tjerash që nuk është penduar kurrë që është rikthyer në Shqipëri, si dhe ku e gjeti artistin e huaj Marcus për të bashkëpunuar. Për më shumë flet për ne bukuroshja e skenës shqiptare Anxhela Peristeri.

“Bota sot”: Ke thënë “Bye bye”, por je kthyer fort në treg më këtë këngë?

- Kam thënë “bye bye” por jam shume high…Haha..Është një këngë që u prit shumë mirë nga publiku shqiptar.Të shpresojmë që do pëlqehet edhe në Kosovë e Maqedoni.

“Bota sot”: Po Marcusin ku e gjete?

- Marcusi ishte një rastësi e vërteteë. Faktikisht ishte ideja e orkestruesit të këngës sime De Vox.Të dyja palët ramë dakord dhe kështu lindi ky bashkëpunim për mua i suksesshëm!

“Bota sot”: Ka ndodhur vërtetë ti ketë thënë Anxhela ndonjë djali përgjithmonë “Bye”?

- Mendoj se të gjithë i kemi thënë dikujt “Bye Bye” përgjithmonë!

“Bota sot”: Je rikthyer për të jetuar gjithmonë në Tiranë? Të kishte munguar apo je penduar që e le Greqinë?

- Për momentin jam rikthyer dhe po vazhdoj karrierën time në Shqipëri! Me kishte munguar shumë Shqipëria dhe nuk bëhem fare pishman që jam kthyer. Është një kënaqësi të punosh për atdheun tënd, dhe kjo ishte ajo që unë bëja dhe në Greqi. Punoja për të nderuar në rradhë të parë atdheun tim, pa e mohuar absolutisht asnjëherë origjinën time, gjë kjo që ndodhte rëndomtë në shtetin fqinj!

“Bota sot”: Po fitimi ku është më i madh, atje apo këtu?

- Fitimet janë aty-aty në të dyja shtetet për mua.

“Bota sot”: E vecantë në dukje dhe zë, kjo do të thotë se rikthimin tënd nuk është se e pritën mirë femrat artiste?

- Haha.. Faleminderit për komplimentin. Mendoj se artistet shqiptare nuk kanë nevojë të xhelozojnë njëra-tjetrën se janë të bukura dhe shumica dhe të talentuara!

“Bota sot”: Po në Kosovë a ke ftesa dhe kur do ta shohim Anxhelën?

- Patjetër që do vi edhe në Kosovë. Është një publik që më ka mbështetur dhe mirëpritur që në hapat e mia të para me këngën “Ishe Mbret”!

“Bota sot”: Je penduar ndonjëherë se pse ke zgjedhur këtë profesion?

- Jo asnjëherë! Nuk mund ta shoh veten ndryshe! Vetëm këngëtare!

“Bota sot”: Ke pasur një ëndërr të dytë para ose pas muzikës?

-Ëndrra ime ka qenë dhe do mbetet muzika. Më vjen mirë që më është realizuar më së miri!

“Bota sot”: Ka Anxhela një mike apo mik të mirë që është në fushën e muzikës dhe i tregon cdo sekret?

- Kam shumë miq artistë, të cilët i dua dhe i respektoj shumë! Nuk kam ndonjë sekret për të ndarë me ta, por mund të them që ndajmë bashkë momente të bukura ndonjëherë edhe të vështira!

“Bota sot”: E imagjonon dot veten pas 25 viteve, si dhe ku?

- Përgjithësisht nuk bëj plane dhe parashikime afatgjata! E marr jetën ashtu siç vjen dhe mundohem ta kaloj sa më mirë dhe me energji pozitive.Të shpresojmë që pas 25 vjetësh të jem po me të njëjtat mendime dhe mbi të gjitha e rrethuar me njerëz të dashur!

“Bota sot”: Pas duetin ku do të shohim dhe me cfarë ndonjë projekt të ri?

-Kam disa projekte të reja që për momentin do preferoja të mbeten surprizë. Falemderit!./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat