Madonna turpëron vajzën (Foto)

Mediale Vip

Madonna turpëron vajzën (Foto)

Më: 2 mars 2015 Në ora: 20:27

Madonna e ka pranuar se vajza e saj adoleshente nuk ishte aspak e lumtur kur pa fotot e këngëtares me stilin e saj të veshjes në ceremoninë e Çmimeve Grammy.

Mbretëresha e Popit performoi këngën e saj të re “Living for Love” muajin e kaluar, por ra në sy në tapetin e kuq me veshjen e saj si matadore.

Ndërsa disa fansa të saj u kënaqën me paraqitjen e saj, vajzës Lourdes, që së fundmi nisi studimet në Universitetin e Miçiganit, nuk i pëlqeu që të pasmet e nënës së saj u bënë pjesë e të gjitha lajmeve.

E ftuar në emisionin Jonathan Ross, Madonna tha : “Po të më kishte parë vajza ime, nuk do më linte të dilja nga shtëpia e veshur në atë mënyrë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat