Autobiografi nga Drew Barrymore

Mediale Vip

Autobiografi nga Drew Barrymore

Më: 2 mars 2015 Në ora: 00:41

Drew Barrymore ka njoftuar se së shpejti do të sjellë një libër me ese biografike.

Aktorja ka arritur marrëveshje me shtëpinë botuese, “Dutton”, për përmbledhjen e teksteve për jetën e saj si adoleshente dhe përballjen me vdekjen e babait të saj.

“I dua tregimet që janë interesante dhe emocionuese dhe ky është qëllimi që po e shkruaj këtë libër”, ka thënë ajo për revistën People.

Shtëpia botuese e ka përshkruar këtë libër si të mrekullueshëm dhe të shkruar nga një ikonë amerikane.

Ende nuk është caktuar ndonjë datë e publikimit të librit, por pritet që kjo autobiografi të vijë së shpejti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat