Ronela Hajati: Burrin e dua si Kristian Grei

Mediale Vip

Ronela Hajati: Burrin e dua si Kristian Grei

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 15:59

Femrat kanë ngelur të mahnitura nga Grei, por e shohin atë vetëm në botën e filmit dhe jo si një partner në jetën reale. Por mesa duket ka dhe nga ato që janë pro ‘mazokizmit’, një prej tyre është këngëtarja Ronela Hajati.

Në një intervistë dhënë për “Bluetooth”, Hajati ka thënë se Kristian Grei është pikërisht burri që ajo ëndërron të ketë në krah.

“E kam lexuar dhe librin si dhe pashë filmin. Dola në përfundimin se dua një burrë si Kristian Grei. Është perfekt, nga fillimi deri në fund. Jam plotësisht dakord me të gjitha ato çfarë bëri, natyrisht, pa atë pjesën e fundit të filmit. Do të isha shumë e lumtur nëse do të gjeja një burrë si Kristiani. Është ideali për çdo femër”, është shprehur Ronela sa i përket filmit “50 hijet e Greit”.

Një bashkëshort të tillë për Ronelën nuk është shumë e vështirë të gjendet në Shqipëri. Më tej, lidhur me skenat erotike të filmit, sipas Ronelës nuk ishin të ekzagjeruara për publikun shqiptar.

“Ta siguroj që shqiptarët bëjnë edhe më shumë se aq sa kemi parë në film”, siguron këngëtarja.

Ndërkohë që ajo është në pritje të pjesë së dytë të filmit, shpresojmë që të ketë gjetur edhe partnerin që i ngjan Greit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat