“Për pak desh vdiqa në skenë” (Video)

Mediale Vip

“Për pak desh vdiqa në skenë” (Video)

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 17:07

Gjatë koncertit në Kansas, pjesë e turit të saj “The Honeymoon”, Ariana Grande u bë viktimë e një keqfunksionimi në skenë dhe vetëm falë reflekseve të saj i shpëtoi një dëmtimi serioz.

Këngëtarja vazhdoi koncertin sikur asgjë të mos kish ndodhur, por 3 ditë më vonë rrëfen për të gjithë fansat ngjarjen aspak të pëlqyeshme.

“Për pak desh vdiqa në atë incident. Megjithatë mikrofonin nuk e lëshova nga dora dhe gjithë kohës i thoja vetes që duhej të vazhdoja të këndoja”, thotë këngëtarja 21-vjeçare.

Gjatë performimit të këngës “Love me harder”, këngëtarja duhej të ngrihej nga skena nëpërmjet një mekanizmi, por diçka shkoi dhe këngëtarja shpëtoi vetëm falë mbajtjes në një tub metalik, pa rënë nga një lartësi rreth 3 metra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat