“Më fotografoni, por jo në këtë mënyrë”

Mediale Vip

“Më fotografoni, por jo në këtë mënyrë”

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 22:58

Një foto e realizuar nga David Beckham në Vietnam dhe e postuar në faqen e tij në Facebook ka ngjallur shumë diskutime.

Në foto tregohet një grua mbi një motoçikletë, teksa tenton që të realizojë një foto të David Beckham.

Mes këmbëve ajo ka fëmijën e saj.

“Jam dakord që ju fansat të më bëni foto, por kjo nuk është mënyra më e sigurt për ta bërë këtë,” shkruan Beckham, i cili është në Azi në një tur për të promovuar një markë uiski.

Në faqen e Beckham pati shumë komente. Disa ishin të zemëruar, të tjerë të shokuar, por disa jo dhe shumë të habitur, pasi e dinë se si është trafiku në Vietnam.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 14 mijë njerëz humbasin jetën çdo vit në Vietnam si pasojë e aksidenteve.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat