Vajza e Whitneyt është në koma

Mediale Vip

Vajza e Whitneyt është në koma

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 22:20

Bobbi Kristina Brown, vajza e këngëtares së ndjerë Whitney Houston, gjendet në komë të induktuar, ishte gjetur në gjendje të pavetëdijshme në vaskën e mbushur me ujë.
Atë e ka gjetur të shtunën burri i saj, Nick Gordon, me një mik të tijin dhe menjëherë kanë thirrur shërbimet emergjente, meqenëse Kristina nuk kishte shenja jete.

Pas dhënies së ndihmës së parë, asaj i është kthyer pulsi, mirëpo mjekët e kanë vënë në koma të induktuar, duke qenë se ka një edem (ënjtje) në tru.
Fatkeqësia e Bobbi Kristinas ka ndodhur vetëm pak ditë para shënimit të përvjetorit të tretë të vdekjes së nënës së saj, Whitney Houston, e cila më 11 shkurt të vitit 2012 humbi jetën po në një vaskë të mbushur me ujë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat