Edhe pas 20 vitesh s’ka gjurmë për vendndodhjen e Richey Edwards (Video)

Mediale Vip

Edhe pas 20 vitesh s’ka gjurmë për vendndodhjen e Richey Edwards (Video)

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 22:19

Familja e yllit të rok grupit “Manic Street Preachers”, Richey Edwards, i cili është zhdukur para 20 vitesh, ka treguar se edhe pas dy dekadash nuk kanë asnjë gjurmë për atë se çfarë i ka ndodhur këtij kitaristi.
Në shkurt të vitit 1995, rokeri është dashur të nisej në një turne në SHBA dhe asokohe ishte larguar nga hoteli dhe më nuk dihet se çfarë i ka ndodhur. Motra e tij ka thënë se me kalimin e viteve, dhimbja vetëm sa është shtuar, e sidomos pas vdekjes së babait.
“Ka qenë vështirë se na është dashur ta pranojmë faktin se ndoshta asnjëherë nuk do ta marrim vesh se çfarë i ka ndodhur Richardit. E sidomos ka qenë vështirë në momentet kur e kemi përgatitur varrimin e babait…”.
“Është shumë keq kur nuk di. Ju mbetet vetëm imagjinata dhe paramendimet për atë se çfarë ka mundur të ndodhë”, ka thënë Rachel Elias.
Dy javë pas zhdukjes, automjeti i rokerit është gjetur te një punëtori e shërbimit mekanik, mirëpo nuk është gjetur asnjë gjurmë që mund të tregojë për ndodhjen e tij.
Edwards me vite të tëra ka pasur probleme mendore. Ai kishte qëndruar në një spital psikiatrik dhe pas lëshimit ka përdorur barna antidepresivë. Që nga zhdukja e tij janë përhapur spekulime nga më të ndryshmet për ndodhjen e rokerit.
Motra e tij tash është pjesë e organizatës “The Missing People Rock Choir”, e cila merret me kërkimin e personave të zhdukur dhe grumbullimin e parave për familjet e tyre dhe për kërkimet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat